“Është 80% i kryer transferimi te Lacio”, sulmuesi shqiptar pranë kalimit në Serinë A: Është bërë oferta

E ardhmja e Ermal Krasniqit pritet të jetë larg Rumanisë. Sulmuesi shqiptar u përshtat mjaft mirë me ekipin e CFR Kluzhit, ku ka shënhar 5 gola në 18 paraqitje. Në një prononcim të dhënë për “DigiSport Matinal”, Elis Bakaj zbulon se transferimi i Krasniqit te Lacio është 80% i kryer.

“80% shkon te Lacio. Mendoj se është afër, 80% shkon te Lacio. Kanë bërë edhe ofertën, por nuk di më shumë. Kështu më thanë disa miq nga Shqipëria. Erdhi djali dhe për 6 muaj largohet.

Ai ka cilësi, këtë e pamë që në ndeshjen e parë. Shpejtësia, driblimi, personaliteti. Nuk është e lehtë të vish në CFR, me lojtarë me përvojë dhe ta bësh këtë”, ka thënë Elis Bakaj në emisionin “DigiSport Matinal”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online