“Kemi bërë krenar një qytet të tërë”, Deliallisi është i bindur për arritjen e objektivit: E sigurt që shkojmë te mbijetesa

Java e 32-të e “Abissnet Superiores” është mbyllur me duelin Laçi-Erzeni. Ndeshja ka përfunduar në baraspeshë 1-1, me skuadrat që ndajnë nga një pikë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit. Përballja u zhbllokua në minutën e 28, kur Bibo shokoi Erzenin me një gol spektakolar. Gjuajtja e tij nga distanca nuk i dha asnjë mundësi portierit për të reaguar, duke shënuar kështu golin e sezonit në Superiore.

Por kaq nuk mjaftoi për të marrë në fund tre pikët. Erzeni barazon sërish në minutën e 58, kur Nonato shtyu topin në rrjetë, pas grushtimit të një gjuajtjeje të fuqishme nga Mehmeti. Erzeni i ndal hovin Laçit, që po përjeton një moment mjaft të mirë nën drejtimin e Stavri Nicës. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistën e tyre për emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”.

Deliallisi (zv. Trajneri i Erzenit): “Kishim ardhur për rezultat pozitiv. Edhe barazimi është një rezultat pozitiv. Pësuam një supergol, ishte një gol spektakolar. Është merita e lojtarit. E kam thënë edhe më parë, ne lu.ftën e kemi me veten, me dëmtimet. Kemi rritje shumë të mirë që nga ndeshja me Partizanin. Ky grup është i jashtëzakonshëm. Ky grup ka bërë krenar një qytet të tërë dhe do vazhdojë me sakrificat. Më besoni që ky ekip ka cilësi të jashtëzakonshme. Do të shkojmë atje ku e kemi vendosur objektivin, te mbijetesa. Kjo gjë është e sigurt“.

Hima (zv. Trajner i Laçit): “Nuk jemi të kënaqur. Donim tre pikë, që të jemi sa më afër vendit të tretë dhe të tentojmë deri në fund. Por kemi akoma pikë në lojë. Pjesa e dytë nuk u nis ashtu siç e kërkuam. Na vjen keq, sepse Erzeni me një rast në portë na shënon gol. Por nuk duhet të dorëzohemi. Kemi një ndeshje në Kukës, ku duhet të jemi të qetë dhe të mos gabojmë. Të jemi sa më afër vendit të tretë. Nuk besoj se ekipi e mendoi të fituar. Fati i Erzenit dhe fati i keq i joni që topi që priti portieri shkoi në shtyllë dhe u kthye në lojë. Mund të kishte dalë jashtë. Bibo është një djalë i ri. Ka dëshirë dhe punon shumë. Uroj të shënojë sa më shumë gola. Do besojmë deri në fund që do jemi në Europë. Nuk ka mendim tjetër përveç Europës”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online