Iku si “i mbaruar” nga Barcelona, trajneri i Atletikos është afër titullit kampion: Futemi në zonën e…Luis Suarez

Luis Suarez do të largohej si i tepërt nga Barcelona dhe ky ishte gabimi më i madh i katalanasve. Në rinovimin që kërkohej t’i bëhej ekipit, sulmuesi u mendua se e kishte përfunduar ciklin e tij dhe se nuk kishte më se çfarë të jepte për skuadrën.

Megjithatë kjo rezultoi tërësisht përfundim i gënjështërt pasi Suarez është gati që të ngrejë titullin kampion me Atletiko Madrid. Përpara ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit dhe kur La Liga është drejt fundit, Simeone e komenton në këtë mënyrë garën:

“Ekipi jonë ka nevojë fillimisht për Joao Felix. Është i rëndësishëm për ne dhe duam që të shprehet në fushë në mënyrën më të mirë. Sa i përket Luis, po hyjmë në zonën e Suarezit. Është momenti në të cilin një lojtar vendimtar zgjidh ndeshjet. Suarez është mësuar me këto gjëra dhe duhet të na ndihmojë”, tha Simeone. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online