“Iku koha e fjalëve”, Guerrils bëjnë njoftimin e madh!

Partizani nuk i kënaqi me barazimin e djeshëm kundër Laçit, por Guerrils ishin si zakonisht në mbështetje të skuadrës së tyre. Sigurisht që dëshira e tyre do të ishte që stadiumi të ishte i tejmbushur, por nuk po ndodh kështu në asnjë impiant në Superiore. Tashmë kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe Partizani tre prej këtyre sfidave i luan jashtë.

Guerrils, së fundmi kanë lëshuar një mesazh për të gjithë tifozët: “Java e ardhshme luhet në transfertë, ndeshje pas ndeshje numri i tifozëve po rritet, dhe të gjithëve bashkë na pret një organizim dhe një angazhim më i madh, na mungojnë edhe 8 pikë në 5 ndeshje. Nuk ka kohë për fjalë, por është koha për organizim dhe mobilizim të fuqishëm.

Vazhdojmë që tani thirrjet për një nga 3 transfertat e fundit, që sigurisht do jenë më të bukurat e sezonit. Emocionet vetëm po shtohen, adrenalina gjithashtu, zëri, kënga dhe mbështetja jonë duhet të marrë trajta të tjera, jashtë të zakonshmes.

Ndaj bëhuni gati, tifozë të rinj e të vjetër, ky është momenti i gjithsecilit nga ne për të dhënë më shumë se çdo herë, ky është momenti për të sakrifikuar gjithçka dhe për t’i dedikuar gjithë vëmendjen dhe përkushtimin! Së bashku ta marrim titullin dhe së bashku ta festojmë rikthimin e Partizanit atje ku i takon, në majën e futbollit shqiptar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *