Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, vijon punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe natyrisht tema e ditës mbetet Ikardi.
“Ikardi qëndron”, thotë prerë Auzilio, i cili komenton edhe lajmet se Interi interesohet për Naingolanin: “Na pëlqen, po kujt nuk i pëlqen. Edhe Romës i pëlqen shumë”.
Handanoviç kërkohet nga Napoli? “Absolutisht jo e vërtetë”
Brozoviç? “Nuk kam qenë për darkë me agjentin e tij, nuk kemi folur për asgjë”.
Politano? Më pëlqen, por me pëlqejnë shumë gjëra”.
Rafinja e Kanselo: “Shpresa vdes e fundit”.