Argjentina humbet pjesët, dëmtohet edhe mesfushori i Uest Hemit

Mesfushori i Uest Hemit, Manuel Lanzini, nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës, pas një dëmtimi të rëndë pësuar në stërvitje. Futbollisti i Argjentinës ka këputur ligamentin e gjurit dhe detyrohet të lërë grumbullimin e kombëtares.

Një lajm mjaft i hidhur për mesfushorin 25-vjeçar, i cili është në kulmin e karrierës, sepse në 3 sezonet e fundit ka qenë lojtar kyç tek Uest Hemi dhe ka goxha eksperiencë, duke luajtur edhe te Riveri dhe Fluminense në karrierën e vet.

Pak ditë më parë Argjentina humbi për dëmtim edhe portierin titullar Romero, por në rastin e Lanzinit është disi më e qetë, sepse me emra si Bilia, Banega, Masçerano, Di Maria e të tjerë, ka plot alternativa.

Argjentina do ta nisë Kupën e Botës më 16 qershor, kur do të ndeshet me Islandën, para se të përballet me Kroacinë e Nigerinë në grupin D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online