Ikardi në modë, Çelsi bën gati 100 milionë

Antonio Konte e kërkon që në janar sulmuesin e kombëtares argjentinase. Çelsi gati të paguajë 100 milionë sterlina

Çelsi po bën përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar titullin e tij të fituar në sezonin e kaluar. Dhe sipas medieve ndërkombëtare, kampionët e Anglisë janë gati të thyejnë bankën për të joshur sulmuesin e Interit, Mauro Ikardi. Çelsi madje nuk ka kohë të presë deri në verë dhe është gati të bëjë gjithçka për të marrë sulmuesin  e kombëtares argjentinase që në merkaton e janarit. Konte është në krizë për sulmues. Tashmë në shërbim të tij ka mbetur vetëm Alvaro Morata, pasi dhe Miçi Batshuai ka pësuar një dëmtim me kombëtaren belge dhe është kthyer menjëherë në Londër. Në këto kushte londinezët e kanë të pamundur në konkurrojnë Mançester Sitin, që për momentin ndodhet 9 pikë para tyre në renditjen e Premier Ligës. Sipas gazetës britanike ‘The Sun” dhe spanjolles “AS”, Mauro Ikardi mund t’i kushtojë plot 100 milionë sterlina Çelsit, ç’ka do ta bënte argjentinasin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës. Në bisedsën më të fundit që Konte ka zhvilluar me bosin e klubit, Roman Abramoviç, ky i fundit i ka lënë detyrë shtëpie Kontes vetëm mbrojtjen e titullit në Premier. Por me Mançesterin në formë të shkëlqyer dhe që marshon si tren, Çelsi është në vështirësi. Ato shtohen dhe më shumë duke parë resurset e kufizuara të kampionëve të Anglisë, veçanërisht në repartin e avancuar. Edhe vetë Konte, para ndeshjes kundër Mançester Junajtidit deklaronte se shqetësimi kryesor i tij nuk ishte Murinjo apo Junajtid, por Guardiola dhe Mançester Siti. Ndaj pa sulmues do të ishte e kotë të pretendohej se Çelsi do t’ia dilte të rikuperonte 9 pikët që e ndajnë nga Siti, parë dhe formën e “Qytetarëve”. Ndaj Mauro Ikardi do të ishte një vlerë e shtuar për Çelsin. Dhe për më shumë një ndihmë e madhe për trajnerin Konmte dhe vetë Çelsin për të konkurruar Sitin e Guardiolës. Por problemi i madh i Çelsit nuk qëndron tek milionat që klubi londinez duhet të shpenzojë për të arritur deri te Ikardi. Problem mbetet Interi, i cili vështirë se do të lejojë largimin e kapitenit të vet, aq më shumë që në këtë sezon ai së bashku me Perisiçin janë kthyer në dy figurat qendrore të zikaltërve të gatshëm të thyejnë më në fund hegjemoninë disa vjeçare të Juventusit në Serinë A. Kjo është një nga pengesat e mëdha që Çelsi duhet të kapërcejë. Problem tjetër është vetë Ikardi, që më shumë do të preferonte Spanjën dhe Realin e Madridit, ku do të zëvendësonte Karim Benzemanë. Gjithsesi në valle janë plot 100 milionë sterlina, ose 110 milionë euro dhe përpara një shume të tillë edhe te Interi kanë nisur të mendohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online