Bejl për rekord, 25 dëmtime tek Reali

Ylli i Realit e ka mbyllur vitin 2017 dhe tashmë rrezikon seriozisht të ardhmen e tij në “Bernabeu”

Garet Bejl është praktikisht lojtari më i pafat në Madrid. Ai nuk ka mundur të përballojë dëmtimet e tij në Madrid, që nga mbërritja e tij në këtë klub 5 sezone më parë. Me dëmtimin e fundit të pësuar të premten – që i ka dhënë fund vitit 2017 për të – janë plot 25 dëmtimet e pësuara prej tij në Spanjë, që nga qershori 2013. Duke analizuar të gjithë dëmtimet e pësuara prej tij, rezulton se pjesa më e madhe janë muskulore dhe të shkaktuara pa kurrfarë kontakti me kundërshtarët. Nga dëmtimet të natyrës jo muskulore, dëmtimi më i rëndë ishte ai i sezonit të kaluar në kavilje që e detyroi të mungonte në 17 takime për Realin dhe kombëtaren e vendit të tij. Sezoni 2016-2017 ka qenë më problematiku për të, sezoni më i vështirë në karrierën e uellsianit. Përtej 17 ndeshjeve të humbura si pasojë e dëmtimit në Lisbonë më 22 nëntor 2016, Bejl u detyrua të humbiste dhe 10 ndeshje të tjera për probleme muskulore. Në sezonin 2015-2016, Garet Bejl u detyrua të humbiste 19 takime si pasojë e dëmtimeve muskulore; në sezonin e tij të parë në Madrid 2013-2014 ai nuk luajti në 15 takime në këtë sezon ai numëron deri më tani 9 takime të humbura si pasojë e dëmtimeve muskulore. Kjo do të thotë se që nga mbërritja e tij tek Reali, ai ka munguar në 79 takime si pasojë e dëmtimeve.

Në sezonin e kaluar ai humbi finalen e kampionatit spanjolle, teksa në finalen e Ligës së Kampioneve në Kardif ai luajti vetëm si zëvendësues për disa minuta na triumfin 4-1 të Realit përballë Juventusit.  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online