Maurio Ikardi po kalon një moment të mirë. Kapiteni po e udhëheq skuadrën drejt suksesit në Champions, pasi ka qenë protagonist në dy ndeshjet e para në grupe. Në një prononcim së fundmi për kanalin e klubit, Ikardi ka komentuar gjendjen e mirë të skuadrës dhe është ndalur më shumë tek takimi i fundit me PSV-në.
SUKSESI – “Ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Ishte një sukses shumë iu rëndësishëm për ne. Pas fitores me Totenthemin ne menduam se mund të arrijmë dhe vendin e parë dhe ndaj pikët e sotme janë shumë të vlefshme”.
ANA PERSONALE – “Synimi është që skuadra të ketë sukses. Nëse do të bëj mirë dhe në aspektin personal do të jetë akoma dhe më mirë, por e theksoj se gjëja më e rëndësishme është që skuadra të ketë vazhdimësinë me rezultatet pozitive.
GOLI – “Isha dhe me fat, kjo pasi portieri kundërshtar u përplas me shokun e tij”.
KAMPIONATI – Do të përgatitemi që të japim më të mirën tonë ndaj Spalit edhe pse do të kemi pak kohë. Kur fiton punon me më shumë kënaqësi.