Ikardi: Edhe pak jam gati, dua të shënoj sa më shumë

Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit “Inter Channel” ku ka folur për kthimin e tij në fushë në ndeshjen përballë Vijarrealit. Ai ka folur dhe për nisjen e sezonit, duke u shprehur i kënaqur që më në fund ëhstë kthyer në fushë. “Mendoj se kishte ardhur momenti i duhur për të qenë me ekipin në fushë. Është shumë e rëndësishme që pak e nga pak të aktivizohem, pasi më duhet të përshtatem edhe me mekanizmat e trajnerit Spaleti. Gjatë kësaj kohe kam punuar shumë individualisht. Jam përpjekur të luaj me kombëtaren nëe qershor, por e pashë se ishte e pamundur. Pas pushimeve kam vijuar punën me ritme të larta, pasi dëmtimi që kam kaluar nuk ishte aspak i lehtë. Ndaj fakti që jam kthyer përsëri në fushë është shumë i rëndësishëm për mua dhe më ka kënaqur”- ka thënë fillimisht Ikardi.
Dëmtimi – Kapiteni i Interit ka folur dhe për dëmtimin e tij. “Ende nuk ka kaluar plotësisht, ndjej disi shqetësime por besoj se kjo është normale. Në ndeshjen kundër Vijarrealit jam ndier mirë. Unë jam një lojtar që përpiqem të bëj ato çfarë më kërkohen”- ka vijuar ai.
Skuadra – “E shoh mjaft mirë. siç e kam thënë dhe më parë kur nisëm grumbullimin, trajneri Spaleti ka ardhur me ide të qarta në kokë. Ai e di fare mirë se çfarë do për të na transmetuar idetë e tij. Uroj të shënoj sa më shumë në këtë sezon. Nëse shënoj më shumë se vitin e kaluar do të ishte kjo do të ishte ideale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online