Igli Tare përgatitet për goditjen e madhe, hedh sytë nga Chelsea për zëvendësuesin e Milinkoviç-Saviçit

0

Ndryshime të mëdha priten te Lacio këtë merkato, teksa Igli Tare do të ndërhyjë në çdo repart të fushës. Milinkoviç-Saviç është një prej emrave që me shumë mundësi do të largohet nga kryeqyteti italian dhe në kampin bardheblu kanë nisur të projektojnë pasuesin e tij.

Igli Tare përgatitet për goditjen e madhe të verës. “Calciomercato“ raporton se drejtori sportiv shqiptar ka hedhur sytë drejt Londrës, aty ku ndodhet Jorginho. Mesfushori i Chelsea-t pëlqehet së tepërmi nga Mauricio Sarri, i cili e ka drejtuar në periudhën që ka qenë trajner i bluve të Londrës. Negociatat do të hapen për të paktën 10 milionë euro dhe mbetet për t’u oarë nëse do të përmbyllet gjithçka me një firmë në kontratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.