Për herë të parë këtë sezon/ Të gjitha ekipet zbresin në fushë në të njëjtën orë, “Abissnet Superiore” nis numërimin mbrapsht

“Abissnet Superiore” ka nisur numërimin mbrapsht, duke hyrë në fazën finale të saj. Për herë të parë këtë sezon ndeshjet do të zhvillohen të gjitha në një orar. Pasditen e sotme të gjitha ekipet do të zbresin në fushë në orën 17:15, në mënyrë që të ketë sa më tepër “fair play” në këtë fund sezoni.

Java e 34-t e “Abissnet Superiores” rezervon sfida të rëndësishme, ashtu siç ëstë ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë. Bardheblutë hyjnë në “klasiken” e futbollit shqiptar me petkun e kampionit, por në krahun tjetër do të kenë një Vllazni të etur për fitore, pasi ende është në garë për një vend në zonën europiane.

Kukësi ka shansin të zgjohet dhe të kthehet te fitorja, teksa këtë herë kundërshtari i tyre do të jetë Dinamo që pret goditjen fatale për të shkuar matematikisht në Kategorinë e Parë. Një përballje e fortë pritet të jetë ajo mes Egnatias dhe Partizanit. Kjo pasi të dyja ekipet kanë synimin e vetëm 3 pikët, duke qenë se lu.ftojnë për të kapur objektivat e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e 34-t e “Abissnet Superiores”:

17:15 Tirana – Vllaznia

17:15 Skënderbeu – Laçi

17:15 Egnatia – Partizani

17:15 Kukësi – Dinamo

17:15 Kastrioti – Teuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online