Idrizi: Skuadra perfekte, duam të paktën Europën

Administratori i vlonjatëve flet para sfidës me Luftëtarin, duke vlerësuar gjirokastritët. Fjalë të mëdha për ekipin e tij dhe paralajmërim, për erën e re në futbollin shqiptar

Elton Nika

Nuk ka paqe mes Sinan Idrizit dhe FSHF-së dhe Armand Dukës. Në prag të sfidës me Luftëtarin, administratori i vlonjatëve përkrah thotë fjalë të mëdha për ekipin e tij dhe paralajmëron “katharsis” në futbollin shqiptar. Edhe pse Flamurtari luan ditën e hënë në Gjirokastër, synimi mbetet, që skuadra të vijojë me serinë e rezultateve pozitive. Ashtu siç dhe është vepruar deri tani, pavarësisht ecurisë pozitive të skuadrës, drejtuesit e klubit, duket se nuk i kanë vënë asnjë objektiv grupit. Ata kërkojnë që skuadra të vijojë e të tregojë vlera, siç ka ndodhur deri sot. Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka përforcuar një fakt të tillë, pikërisht para takimit të ditës së hënë, ndërsa në fund nuk ka munguar një batutë për Armand Dukën dhe FSHF-së. “Nuk kemi krijuar asnjë presion ndaj skuadrës dhe ashtu do të vijojmë dhe deri në fund të kampionatit”, ka konfirmuar kreu i klubit vlonjat. Sipas tij, grupi ka bërë shumë mirë. “Kjo është një skuadër që respekton mbi të gjitha fanellën. Të gjithë e dinë fort mirë se skuadra po zhvillon një sezon mjaft të mirë. Unë i kam vlerësuar lojtarët për atë çfarë kanë bërë deri tani në kampionat, duke treguar karakter” është shprehur Idrizi.

Europa dhe kundërshtari – Administratori i vlonjatëve ka shprehur haptazi dëshirën, që Flamurtari të shkojë në Europë. Idrizi si ndryshe nga herët e tjera është i qetë ndaj ekipit, duke vlerësuar, madje edhe kundërshtarët. “Natyrisht, unë e kam shprehur se të gjithë e duam Europën, apo edhe më shumë se kaq, por pa vënë asnjë presion ndaj skuadrës. Të hënën luajmë përballë Luftëtarit dhe unë nuk dua të hyj në anën teknike të skuadrës. Ajo i takon trajnerit, por padyshim që më pëlqen sërish një tjetër rezultat pozitiv. Do të jetë një takim, një derbi i Jugut mes nesh e Luftëtarit, një skuadre që zhvillon futboll shumë të bukur dhe më pëlqen. Nuk mund të mohoj se më pëlqen një rezultat pozitiv në këtë transfertë. Kam besimin maksimal tek skuadra e Flamurtarit. Të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës, si gjithmonë do të japin maksimumin. E shoh si një ndeshje shumë të bukur. Mendoj se e tillë do të jetë në fushën e blertë, pastaj nuk ka rëndësi, fitorja apo çdo rezultat tjetër që vjen në fushë. Si Flamurtari e Luftëtari, kur kanë luajtur me njëra-tjetrën”, kanë dhuruar gjithmonë përballje mjaft interesante dhe të bukura, ka vazhduar më tej, numri një i vlonjatëve.

“Thumba” për Dukën – Si gjithmonë Sinan Idrizi nuk harron të përmendë për keq FSHF-në dhe indirekt edhe presidentin Armand Duka. “Pak kohë më parë e kam thënë se Luftëtari është një nga ato skuadra, e cila ka qenë e paragjykuar në ndeshje të caktuara nga vendimet brenda dhe jashtë fushës së blertë. Përsa i përket Flamurtarit, nuk ka asnjë presion apo objektiv të caktuar edhe për këtë ndeshje, por duke pritur mbi të gjitha lojën dhe respekt për fanellën. Kam besimin maksimal tek skuadra ime. Sa për federatën, e kam theksuar edhe një herë tjetër, se në mars do të shikoni ndryshime të rëndësishme. Do të ketë një erë të re për futbollin shqiptar. Dhe është ajo që duam të gjithë”, lëshon batutën e tij administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online