Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, nuk ka qenë i mërzitur pas ndeshjes: “Nuk jam i mërzitur. Pse duhet të jem i mërzitur, kur ekipi ka bërë një super ndeshje. Jam i mërzitur, kur nuk zhvillohet ndeshje e mirë dhe atëherë largohen nga stadiumi. Ndërsa sot (dje) jam plotësisht i qetë, skuadra ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira, pavarësisht rezultatit. Gjyqtarët? Po çfarë t’u themi? Ata janë të komanduar, ndryshe u hiqet buka e gojës. Sot (dje) jam shumë i kënaqur me ekipin tim”, – ka theksuar Idrizi.