Sinan Idrizi ka folur për herë të parë për incidentet me tifozët në ndeshjen Partizani Flamurtari ku u sulmua zyrtari i klubit vlonjat. Në një konferencë për shtyp, Idrizi deklaroi se incidentet me tifozët do të marrin fund kur ligji të veprojë mbi shkelësit.
SIGURIA NË STADIUME – “Të jeni të sigurt se këta trimoshat që masakrojnë klubet e tyre dhe futbollin shqiptar nuk do të kenë guxim të kalojnë gardhin kur të shikojnë se si vepron ligji mbi ata. E përsëris nuk është problemi i dënimit të një klubi për katër ose pesë cuba ose gangstera, sepse kjo mund të më ndodh dhe mua nesër”.
GJYKIMI – “Tani jam i sigurt. Nuk bëhet fjalë për një gabim njerëzor, sepse të pretendosh që këto janë gabime njerëzore në vazhdimësi do të thotë që të pranosh realisht këtë pjesë të kësaj idiotëse që drejton futbollin shqiptar”.