Idrizaj analizon korçarët: Nuk janë ata të vjetshmit  

Hektor Idrizaj luan sezonin e tij të dytë me Kamzën. Mbrojtësi vlonjate u largua nga Skënderbeut për të nisur aventurën tek ekipi nga periferia e kryeqytetit, por këtë fundjavë do të synojë që të marrë maksimumin nga kjo transfertë. Në një prononcim për “RTSH Sport”, Idrizaj flet nuk nguron që të veçojë dhe pikat e dobëta dhe ato të forta të kundërshtarit, por flet dhe për momentin jo të mirë që skuadra e tij ka kaluar, pasi nuk po fiton prej 4 ndeshjes.

NDESHJA E RADHËS – “Duhet të jemi të përqendruar dhe të japim maksimumin. Edhe vitin e shkuar kemi marrë pikë. Besoj se do të marrim një rezultat, pasi edhe vetë ambienti aty të përqendron, rëndësia e ndeshjes po ashtu ka ndikim, por dhe lojtarët janë të motivuar. Uroj që të marrim një rezultat pozitiv”.

REZULTATET – “Ka qenë më shumë një ngërç psikologjik më shumë, kjo për shkak se nga ndeshja në ndeshje, duke mos marrë rezultat pozitiv nis e rëndohesh. Unë nuk dua që t’ia lë fatit, por fati është pjesë e lojës ndonjëherë. Jemi ndëshkuar në minuta e fundit apo nga ndonjë rast sporadik në kundërsulm edhe pse janë momente shpërqendrimi nga ana jonë dhe këto. mendoj se kemi pasur kohë këto ditë dhe ky pushimi kanë ka shërbyer për të pasur energji të reja dhe të bëjmë më të mirën tonë”.

KUNDËRSHTARI –  “Pikë e dobët ndoshta them se nuk e kanë atë harmoninë e viti të shkuar, pasi shumë lojtar cilësor kanë ikur dhe në skuadër ka shumë djem të rinj dhe mundohen që të japin atë që kanë dhënë lojtarët e vjetshëm. Është një skuadër që të lë të luash futboll dhe kjo e bën më të thjeshtë për ne. Nuk është më një ekip aq agresiv. Po të luash në mënyrë të drejtë edhe i ndëshkon. Pika më e fortë është struktura e ekipit dhe idetë e qarta që kanë për të vazhduar përpara. Është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online