Ideja e fundit për mbrojtjen, Milani gjen shpëtim në Gjermani

0

Marko Xhampaolo ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe treshja Maldini-Boban-Masara janë gati për t’ia dhuruar një të tillë trajnerit. Ideja e fundit quhet Matija Nastasiç. 26-vjeçari është pjesë e Shalkes 04.

Ardhja e turkut Kabak (i cili ishte një objektiv i kuqezinjve) ka mbyllur hapësirat e serbit. Milani e kërkon Nastasiç në formë huazimi me të drejtë blerje, ndërsa për lojtarin do të bëhej fjalë për një rikthim në Serie A.

Ai u aktivizua gjatë sezonit 2011/2012 me Fiorentinën përpara se të transferohej te Mançester Siti në Premier Ligë. Tre sezone qëndroi lojtari te “qytetarët”, ndërsa është pjesë e Shalkes prej katër sezoneve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.