Ideja e çmendur te Man City/ Do të japin Sterling dhe Gabriel Jesus, sakrifica për të marrë Harry Kane

Pas largimit të Kun Agueros, duket se Manchester City do të vijojë me ndryshimet në skuadër. “Qytetarët” e vuajtën shumë mungesën e një sulmuesi para portës në finalen e Champions League, ku as Gabriel Jesus dhe as Sterling nuk arritën të vinin në vështirësi portierin e Chelsea. Për këtë arsye, sheikët kanë vendosur të transferojnë lojtarin e Tottenhamit, Harry Kane.

Anglezi u shpall golashënuesi më i mirë i Premier League, pavarësisht se skuadra e tij luan një lojë mbrojtëse. Megjithatë transferimi i tij do të vijë me një kosto me mjaft të lartë, pasi për të siguruar shërbimet e tij, Manchester City duhet t’i dhurojë Tottenhamit Sterlingun dhe Gabriel Jesus. Ardhja e Harry Kane do të mbyllte boshllëkun e krijuar nga Kun Aguero, i cili tashmë është lojtari më i ri i Barcelonës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online