Adebajo Akinfeva është një nga futbollistët profesionistë më të veçantë. 36-vjeçari është një mit në Angli. Ai peshon mbi 100 kg dhe luan në rolin e sulmuesit me Wycombe Wanderers në League One (divizioni i tretë).
Gjatë ndeshjes së fundit në kampionat, Akinfeva shënoi dy gola dhe riktheu ekipin te fitorja pas 12 javësh. Në karrierë ka shënuar mbi 200 gola, pavarësisht kileve të tepërta. Futbollisti më muskulor në botë po mendon tërheqjen nga futbolli. Jo për shkak të moshës apo se është lodhur. Ai dëshiron të masë forcën e tij në… wrestling!
Në një prononcim për “The Sun”, Akinfeva pohon se është takuar me Duejn Xhonson, i njohur ndryshe si “The Rock”. Sulmuesi është i bindur që mund të fitojë përballë gjigantit dhe zbulon nofkën që do t’i vinte vetes.
“E adhuroj wrestling sepse ju pëlqen shumë fëmijëve të mi. Jam takuar me ‘The Rock’ dhe biseduam ca së bashku. Unë mund ta mposht atë. Emri që do zgjedh? Besoj se bisha”, përfundon Adebajo Akinfeva.