“Ideal për ne, milanisti më pëlqen”, Lopetegui e do te Sevija

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sevija është një ndër klubet më aktive në këtë merkato. Shumë lëvizje dhe afrime pafund për klubin andaluzian që i ka besuar stolin Julen Lopeteguit, ish-trajnerit të Spanjës dhe Real Madrid.

52-vjeçari ka një kërkesë të veçantë për drejtuesit e klubit. Preferenca e tij luan me Milanin dhe është spanjoll. Flasim për Suson, i cili nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Lopetegui dhe lojtari ofensiv kanë punuar së bashku te kombëtarja iberike dhe trajneri është i dashuruar pas cilësive të 25-vjeçarit.

Suso është një lojtar që e njohim shumë mirë që nga kategoritë inferiore. Ai ka kualitet dhe cilësi të mëdha në driblim. Është një lojtar dinamik dhe ndodhet në formë të mirë. Më pëlqen shumë dhe do të ishte ideal për stilin tonë të lojës”, përfundon trajneri i Sevijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *