Zllatan Ibrahimoviç është i pafat. Suedezi është detyruar ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirirgjikale në gjurin e tij, që pritet ta lërë jashtë për një kohë të gjatë. Sulmuesi shtatlartë humbi Kampionatin Europian prej një lëndimi që duket se është dashur të zgjidhej vetëm falë operacionit. Lajmin e jep vetë Milani përmes një komunikimi zyrtar, ndërsa mësohet se për një ndërhyrje të tillë duhen të paktën 4 javë për të filluar përsëri vrapimin dhe 8 javë të tjera për të qenë gati të luajë një ndeshje futbolli.
“AC Milan njofton se sot, Zlatan Ibrahimoviç iu nënshtrua një operacioni artroskopik të gjurit në Spitalin Ndërkombëtar UPMC Salvator Mundi në Romë. Operacioni i përbashkët i pastrimit u krye me sukses nga kirurgët Volker Musahl dhe Fabrizio Margheritini, prania e drejtorit mjekësor Rossoneri Stefano. Mazzoni dhe këshilltari ortopedik i Klubit Roberto Pozzoni. Zlatan është mirë dhe do të fillojë menjëherë, programin e rehabilitimit”, komunikon klubi i Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/