VIDEO/ Kroacia zhgënjen dhe i mban sytë nga Anglia, kualifikimi nuk është më një bast i sigurt

Kroacia ka dalë jashtë të gjitha pritshmërive të tifozëve dhe opinionit sportiv në këtë Kampionat Europian. Vetëm një pikë në 2 ndeshjet e para janë shumë pak për ballkanasit, që shiheshin si favoritët kryesorë për vendin e dytë, madje mendohej të konkuronin edhe Anglinë.

Republika Çeke i ka befasuar për një moment, teksa në minutën e 37 Patrik Shik tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë kroatët do të zgjoheshin sapo të niste pjesa e dytë, atëherë kur Ivan Perisiç rikthen baraspeshën. Por pavarëisht se do të kërkonin golin e dytë, fitorja nuk do të vinte për Kroacinë që e mbyll në 1-1 ndeshjen e sotme.

Tashmë kualifikimi nuk është më një bast i sigurt për Kombëtaren ballkanase, që i mban sytë nga Anglia. Kroacia shpreson që “tre luanët” të fitojnë derbin me Skocinë dhe ndeshjen e radhës me Çekinë, ndërsa vetë ekipi i Daliç të marrë fitoren e parë në takimin e fundit me skocezët në mënyrë që të shpresojnë për një kalim të fazës së grupeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/theway_tv/status/1405942102907838464

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online