Ibrahimi, nga i larguar në i nevojshëm

Vera ishte e nxehtë për Labinot Ibrahimin. Mbrojtësi ishte përfshirë në një marrëveshje mes klubit të Prishtinës dhe Partizanit. Presidenti Gaz Demi kishte gjetur akordin me homologun e tij për t’i dhënë shërbimet e shtatlartit. Megjithatë, marrëveshja nuk u arrit, pasi ishte vetë Ibrahimi që nuk pranoi kalimin te skuadra e Prishtinës, pavarësisht insistimit të klubit të “demave”.

Dëshira e Ibrahimit për të qëndruar i shkoi për shtat edhe Partizanit, pasi tashmë “Labi”, nga një i larguar është kthyer në të nevojshëm. Trajneri Mark Juliano e ka pozicionuar në qendër të mbrojtjes dhe po i jep minuta loje. Ibrahimi është aktivizuar në të gjitha ndeshjet miqësore që ka zhvilluar Partizani dhe ka veshur fanellën e titullarit.

Idhulli i tifozerisë së kuqe po luan para Atandës, ndërsa duhet parë situata e Malotës, pasi akoma nuk është në maksimumin e tij. Ibrahimi vazhdon të surprizojë të gjithë, pasi edhe fillimet e tij te ekipi i kuq kanë qenë të vështira deri sa arriti të gjente veten. “Labi” ka kaluar dhe përjetuar emocione të forta me “demat”, e ndoshta nëse cilësitë e tij futbollistike mund të vihen në diskutim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dashurinë që ka dhe shfaq për klubin e Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online