Befasia, vlonjatët marrin edhe një rrogë mujore

Futbollistët dhe stafi teknik i Flamurtarit kanë përfituar nga një rrogë mujore, që mësohet se dje është kaluar në bankë, në numrin e llogarisë së secilit prej tyre. Kjo është një shenjë e mirë, që tregon se këtë sezon klubi vlonjat do të ketë likuiditet financiar dhe rezultatet mund të jenë vërtet ato që të gjithë presin në Vlorë. Nuk janë dhënë shumë detaje në lidhje me faktin se rroga e cilit muaj është, por e rëndësishme është që diçka ka kaluar në bankë për lojtarët. Jemi në prag të kampionatit dhe me motivimin e duhur edhe në aspektin financiar skuadra pritet të japë më të mirën e saj. Më parë administratori Idrizaj kishte likuiduar të gjithë me 30% të kontratës, ndaj tashmë kuqezinjtë nuk kanë më justfikime dhe duhet të mendojnë vetëm për futbollin e luajtur.

Të enjten ekipi i kthehet fushës

Edhe një ditë pushim për Flamurtarin, sepse nesër paradite startojnë përgatitjet për ndeshjen e parë të kampionatit. Lojtarët gjatë këtyre ditëve kanë preferuar të pushojnë edhe buzë detit. Shumë lojtarë kanë qenë pranë familjeve të tyre këto ditë, me përjashtim të lojtarëve të huaj, brazilianë dhe afrikanë, të cilët kanë qëndruar në Vlorë. Ndërkohë, pas kritikave të fundit, sulmuesi Danilo Alvesh nuk ka nguruar të postojë në faqen e tij edhe një qëndrim, ku thekson se gjithçka është e arritshme dhe se shumë shpejt do të jetë më mirë për Flamurtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online