Ibra braktis ekipin, shkak bari artificial

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Zllatan Ibrahimoviç ka marrë përsëri vëmendjen e medieve amerikane. Suedezi ka refuzuar të udhëtojë me ekipin e “Los Angeles Galaxy” në transfertën ndaj “Seattle Sounders”. Arsyeja për këtë vendim të 36-vjeçarit është fusha tërësisht artificiale e skuadrës kundërshtare.

Kërkesa e lojtarit është mirëkuptuar nga drejtuesit e klubit, pasi Ibrahimoviç vjen nga një dëmtim i rëndë në gju, dhe fusha me bar artificial rrit ndjeshëm shanset që ligamentet e sulmuesit të këputen sërish.

Ibrahimoviç foli hapur kundër fushave me bar artificial duke i cilësuar ato si tepër të këqija për shëndetin e lojtarëve. “Luajta në Portland vetëm 10 minuta në një fushë me bar artificial. Ishte një eksperiencë e tmerrshme. Fubolli është krijuar për t’u luajtur në bar natyral”, tha suedezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *