“Ia dedikoj familjes sime”, Indrit Tuci flet pas kryeveprës për “Sport Ekspres”: Të shënosh ndaj Hajdukut të Splitit…

Nga Klaudio Ndreca

Indrit Tuci është sulmuesi i së ardhmes për Shqipërinë dhe për këtë nuk duhet që të ketë dyshime. Pasi mbërriti në akademinë e Lokomotivës së Zagrebit, menjëherë do të fitonte vëmendjen e trajnerit të ekipit të parë, Tomic.

Ky i fundit nisi që në këtë sezon për t’i dhënë më tepër minuta aktivizimi, që në sezonin e ardhshëm të mbështetet tek talenti 19-vjeçar. Por në një finale të parakohshme siç ishte kjo e sotmja ndaj Hajdukut të Splitit për vendin e dytë, Tuci e nisi nga minuta e parë.

Në minutën e 66 erdhi edhe shpërblimi teksa me një kryevepër me këmbën e majtë, jo të preferuarën e këtij sulmuesi, topi do të ndalej në rrjetë. Lokomotiva e Zagrebit i përmbysi shifrat në minutën e fundit në 3-2 falë realizimit të Kolinger, duke marrë kështu tre pikët e arta. Ndërkohë menjëherë pas takimit, Tuci ka dhënë edhe fjalët e para për “Sport Ekspres” mes emocioneve:

“Është një ndjenjë vërtet shumë e bukur që të shënosh në një ndeshje kaq të rëndësishme. Po luanim për vendin e dytë ndaj Hajdukut të Splitit. Prandaj këtë gol ia dedikoj familjes sime që më ka mbështetur në çdo hap të jetës. Kam marrë komplimente nga gjithë skuadra për këtë gol të realizuar dhe mbi të gjitha dua të falënderoj trajnerin për besimin që kishte te mua”, ka thënë Tuci./ Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online