BEFASIA/ Partizani zyrtarizon largimin e Lorenc Trashit, zbulon edhe ekipin e ri ku do të luajë

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative dhe zhgënjimi i këtij sezonit, tifozët e Partizanit duhet të pranojnë edhe largimin e lojtarëve ikonë të klubit dhe që ishin idhujt e tyre. Flasim për protagonistët e fundit që i sollën të kuqve edhe titullin kampion, për t’i gëzuar si vite më parë. Këtë herë është vetë faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar për largimin e Lorenc Trashit.

Ky i fundit ka firmosur me Al Qadsia Sportin Club që luan në Kuvajt. Atje është firmosur një kontratë 5-vjeçare ndërsa aventura e re do të nisë me qetësimin e situatën për shkakun e Koronavirusit, sapo të hiqen edhe kufizimet e vendosura mes vendeve. /Sport Ekspres/

Njoftimi i Partizanit

Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia
Sporting Club të Kuvajtit. Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc
Trashi pritet ti bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime do të hiqen.
Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar nje
kontrate 5 vjeçare. 28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me
Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më
pas aventurën e tij të re në Kuvajt.

Pas 6 vitesh me të kuqtë skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë
pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Trashi tashmë do të provoj edhe
eksperiencën e tij të parë jasht vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit.
FK Partizani dëshiron të falënderoj Lorenc Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me
fanelën e kuqe duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online