I tregoi serbëve organin gjenital, Dorina Mema mbron Xhakën: Më pëlqeu veprimi, është mashkull

Provokimet e vazhdueshme nga kampi serb morën kundërpërgjigjen e Granit Xhakës. Ky i fundit reagoi duke prekur organin gjenital, një gjest që ka hapur debate. Por Dorina Mema ka dalë në mbështetje të mesfushorit shqiptar për veprimin e bërë. E ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022”, Mema ka thënë se i ka pëlqyer reagimi i Granitit, ndërsa më pas ka shtuar se serbët ishin me fat që nuk kishte  shumë shqiptarë në Katar.

“Në Katar është përfolur veprimi i djalit, i Xhakës. Mua më pëlqeu, sepse në fund të fundit është mashkull. Më pëlqeu që reagoi, sepse e shanë, e kanë ofenduar. Ky e ka dëgjuar dhe normalisht që do u kthehet. Shyqyr që nuk isha unë atje. Një grup 20 vetë do bëhej atje. Do merrja leje në shtetin e Katarit që shqiponja të mos pushonte asnjë sekondë. Sa keq që s’kemi qenë dhe ne atje. Unë jam nga Kruja, jam për lu.ftra. Unë nuk tërhiqem mbrapsht. Ai njeri që të shan duhet të marrë atë që meriton. Ai duroi boll aty. Kishte shumë provokime dhe ishte vetëm. Mos harro që ishte vetëm, se po të ishin të gjithë shqiptarët bashkë ta shikonin ata se si iknin. Po Katari nuk ka shumë shqiptarë që të bëjnë tifo aty. Po flasim për një shqiptar që po na nderon“, ka thënë Dorina Mema./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online