“Djali im është shumë i lënduar, mërzitet me këta që mbrojnë Serbinë”! Babai i Granit Xhakës reagon ashpër për Zanën: Ku e di ti çfarë është krenaria

Mes shumë reagimeve pozitive që erdhën për mënyrën sesi u soll Granit Xhaka ndaj Serbisë, kishte edhe zëra kundër si i analistes nga Kosova, Zana Avdiu. Kjo e fundit nuk ngurroi që ta cilësonte atë si rrugaç. E teksa ishte e ftuar në emisionin “Favorit”, në një lidhje telefonike ka ndërhyrë edhe babai i Granit Xhakës, Ragipi.

“Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgj.eve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kur merret me një fjalë rrugaç, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenar. I thotë Granitit rrugaç. Po më vjen keq si një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaç.

Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunu,ar nënat tona, vajzat tona

Me Graniti shkruaj çdo minutë, çdo orë. Graniti është lënduar shumë nga këto fjalë. Nuk lëndohet kurrë nga kundërshtarët apo armiqtë, por nga këta persona që mbrojnë tezat e Serbisë”, tha Ragip Xhaka në T7. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online