“I tillë prej 27 vitesh”/ Reagojnë nga FFK për gabimin drejtshkrimor në Kupë: Nuk ndërhyjmë për të ruajtur origjinalitetin

0

Gabimi drejtshkrimor i gdhendur në Kupën e Kosovës ka bërë xhiron në mediat shqiptare. Në vend të “Federata e futbollit të Kosovës“ në trofe shkruhet “Federata e fudbollit të Kosovës”, por duhet se ky gabim e ka shoqëruar këtë kupë që nga krijimi i saj. Një prej anëtareve të FFK-së, Alba Morina, ka reaguar në lidhje me këtë çështje, teksa shpjegon se që prej 27 viteve fjalët kanë qenë të shkruara në të njëjtën mënyrë.

Arsyeja e mosndërhyrjes nga ana e organizmit më të lartë të futbollit në Kosovë ka qenë për faktin se nuk dëshironin të prishnin origjinalitetin. Kupa është punuar nga Presidenti historik i Kosovës dhe ky ka qenë motivi për të ruajtur të pastër siç ka qenë që prej 1993-shit, pavarësisht gabimit drejtshkrimor të gjendur në të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Reagimi i Alba Hoxhës (i paredaktuar):

Trofeu i “Kupes se Kosoves” eshte e punuar para me shume se 27 (1993) vjetve dhe ka qene kupa e Presidentit.

Asnjehere nuk eshte nderhyer ne gravimin e saj per shkak te rendesise qe kjo kupe eshte punuar nga Presidenti historik dhe per mos t’ja humbur origjinalitetin. Kjo Kupe nga viti ne vit, si e tille, eshte percjell tek klubet fitues!

Sic e dini, klubet e kthejne kupen cdo vit, dhe ju takon vetem kur 3 vjet rradhazi jane fitues te Kupes, e cila asnjehere deri me tani nuk ka ndodh ne futbollit e pasluftes.

Quditerisht “gazetes” ne fjale tash i ka ra ne mend me e bo “lajm” gabimin ne mbishkrim, tek sa nder vite pronaret e pikerisht kesaj gazete e kane pastru po te njejten kupe me mbishkrim te tille. E kane fshi D-ne ne vend te T-se

E gazetaret te tjere, i pergezoj qe jane zgjuar nga gjumi sivjet per me e pa kete gabim, sepse viteve te kaluara nuk e kane pa… ose nuk kane desht me e pa… ose, as s’i kane dhene rendesi Kupes se Kosoves, si ngjarja me e madhe sportive ne vend!

Per fituesin e edicionit 2021/22 do t’a keni te permirsuar, e mandej e prodhoni edhe nje tjeter “lajm” se s’i kemi nderhyer ne Kupen legjendare…!

Perndryshe, ma keni be zemren mal qe diskutimi i vetem eshte rreth mbishkrimit te moqem, sepse organizimi i Kupes se Kosoves nga ekipi i enderrave te Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova u ka lene pa fjale, duke qene pa asnje verejtje, i kompletuar vizuelisht dhe i nivelit superior organizativ.

Se paku ish desht me na duartokite!

Shkronjat mos ju harxhofshin asnjehere!

Shendet e shume dashuri,

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.