I thjeshti apo…i arti Kante? Përqafimi me familjen dhe shpallet më i miri, por shihni sesi ka fituar trofe në çdo vit

Ngolo Kante është shembulli perfekt për çdo talent të ri që kërkon të arrijë majat e futbollit botëror nëpërmjet modestisë dhe thjeshtësisë. Makinat nuk kanë asnjë vlerë për të, ndryshe nga gjithë yjet e futbollit botëror. Një përfaqim me familjen është gjëja më e çmuar që mund të marri pas fitimit të trofeut “Champions League”.

Për të vazhduar më tutje, Kante është shpallur si lojtari më i mirë i finales dhe kjo nuk është hera e parë në këtë “Champions League”. Por le të ndalemi pak në historikun e Kantes për ta nisur që nga 2015 kur do t’i bashkohej Leicesterit për 9 milionë euro.

Në vitin 2016 mesfushori do të fitonte “Premier League” me Leicester, në vitin 2017 do të fitonte “Premier League” me Chelsea-n, në 2018 do të fitonte Botërorin me Francën, në 2019 do të fitonte Europa League me Chelsea-n dhe në vitin 2021 kulmon me trofeun e “Champions League”. Çfarë duhet për të fituar një trofe? Thjesht merrni Ngolo Kanten! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online