“I sfidoj të gjithë që më çojnë te titulli, sillini”! Marku thërret Konor Benin: E dini kë ndeshje dua, por ai është frikacak

0

Florian Marku ka fituar me pikë ndaj Xhorik Luisetos në “Uembli”, duke ruajtur kështu titullin e fituar ndaj Prodanit si dhe duke qendruar i pamposhtur. Boksieri shqiptar është paraqitur i lumtur në intervistën pas duelit dhe menjëherë ka thërritur Konor Benin për tu ndeshur në ring. Marku gjithashtu ka bërë të ditur se dëshiron të kthehet e të zhvillojë një ndeshje në Shqipërië, ku një “Air Albania” i mbushur me tifozë shqiptarë do të ishte një mbështejte vërtetë e jashtëzakonshme për të.

“Jam vërtetë i lumtur. Faleminderit të gjithë njerëzve të mi që më mbështesin. Ju dua të gjithëve. Ky është vetëm fillimi. Boksi është jeta ime. Nuk mora ndeshjen që doja. Por lu.fta është lu.ftë. Nuk ndodh gjithmonë si do të doje. Jam gjithmonë argëtues për tifozët. Bëj ndeshjen që tifozët duan të shikojnë. E dini çfarë lu.fte dua unë, djalin e Nigel Ben. Por ai është frikacak, nuk do të ndeshet kurrë me mua. Ky djalë ishte i vështirë, por jo në nivelin tim. Ndeshem me këdo që më sjell pranë titullit kampion, nuk shmang asnjë. I sfidoj të gjithë, lu.ftëtarë të Mbretërisë së Bashkuar, të botës, nuk më intereson. Sillini. Do të jap zemrën time në ring, kjo është e sigurt.

Do të doja të shkoja në Shqipërië. Është një stadium në qytetin e Tiranës. Të gjithë tifozët e mi do të donin të më shihnin atje. Kam 4 vite që nuk jam ndeshur atje dhe do të doja të rikthehesha. Por tani është koha për të shkuar në shtëpi. Shpresoj që gruaja ime të mos ketë lindur ende, sepse është në ditët e fundit të shtatzënisë“, ka thënë Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.