I rikthyeri Manaj ngushëllon Albaseten pas humbjes

Rei Manaj është rikthyer përsëri të luajë pas dëmtimit horror që mori në ndeshjen e para dy javëve ndaj Granadës, ku e la fushën pas vetëm 29 minutash.

Momenti i dëmtimit të sulmuesit kuqezi

Lojtari i kombëtares tonë është aktivizuar në minutën e 80-të në humbjen që Albasete pësoi në fushën e vështirë të Deportivo La Korunjës, e cila është një ndër pretendentët kryesorë për t’u ngjitur.


Ekipi i Manajt, pësoi nga një gol për çdo pjesë, duke përfunduar ndeshjen në shifrat 2-0. Lajm i mirë ky për të gjithë tifozët kuqezi si dhe për tifozët e Albasetes, të cilët një javë më parë i bënë një gjest fantastik përpara shtëpisë sulmuesit, duke i dhënë kurajë për t’u rikthyer i fortë pas dëmtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *