Barcelona fitoi për herë të parë në histori në Old Trafford dhe trajneri Ernesto Valverde pas ndeshjes ishte natyrisht i kënaqur, por edhe i vetëdijshëm se në kthim do të jetë një tjetër betejë.
Fitorja e parë në Mançester – “Duke parë atmosferën dhe çfarë skuadre është Junajtid, është e vështirë të fitosh këtu. Ishte një ndeshje e vështirë, e ndërlikuar. Pati momente kur dominuam, por gjithashtu pati momente kur hasëm vështirësi. Nuk prisnim të ishte shëtitje, natyrisht, dhe e kemi të qartë se në kthim n aoret një betejë edhe më e vështirë”.
Autogoli që mund të ishte gol i Suarez – “Nuk ka rëndësi, një gol më shumë a më pak nuk e ndryshon vlerën e asaj që Suarez bën për ekipin”.
Mesi dhe goditja në hundë – “Ishte në goditje e fortë, do kryhen kontrolle mjekësore, sepse dukej qartë që nuk ishte një goditje e thjeshtë”.
Pike, njeriu i ndeshjes – “Po luan në nivele fantastike. Junajtid ka lojtarë shumë të fortë në sulm dhe Pike ishte perfekt”.