I pari, i pari, i pari! Broja do të dërgojë Shqipërinë lart në Champions, shkruan histori pa nisur mirë karrierën

Nëse dikur ëndërronim të kishim një lojtar pjesë të një klubi të madh europian, tashmë e kemi një të tillë. Armando Broja është futbollisti tek i cili janë varur të gjitha shpresat e tifozëve të Kombëtares. Dhe kjo jo më kot. Potenciali i tij është i jashtëzakonshëm dhe fakti se është pjesë e ekipit të parë të Chelsea-t tregon shumë. Vetëm 21 vjeç dhe Broja ka arritur të futet në historinë e kuqezinjve.

I pari lojtar i Kombëtares shqiptare që luan dhe shënon për një klub si Chelsea. I pari lojtar i Kombëtares sonë që tund rrjetën në Premier League. I pari, i pari, i pari! Sa shumë  arritje dhe ai është ende 21-vjeçar. Shkrimi i historisë vetëm sa ka nisur për Brojën. Ky i fundit pritet të dërgojë Shqipërinë në një tjetër nivel në Champions League.

Momentalisht, vetëm Berat Gjimshii ka arritur të shkojë deri çerekfinale të këtij kompeticioni. I pari shqiptar që ka shkuar kaq larg. Por nëse Gjimshitit iu deshën vite të tëra për të mbërritur deri në këtë pikë, Broja ka shansin të hyjë në librat e historisë së Kombëtares së Shqiptare që 21 vjeç. Nëse Chelsea shkon më larg se faza çerekfinale, atëherë Armando do të bëhej i pari lojtar nga kuqezinjtë që shkon kaq larg në një kompeticion si Champions League./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online