Fantastike/ Të gjitha Kombëtaret po përfundojnë poshtë kuqezinjve, Shqipëria U-17 është thuajse në grupet e Europianit

Shqipëria U-17 mund të themi se ka arritur në grupet e Europianit, megjithëse për ta vulosur zyrtarisht dhe matematikisht, duhet të presim edhe pak. Kjo pasi datat e ndeshjeve mes 13 grupeve janë shpërndarë në kohë të ndryshme nga njëra-tjetra. Kuqezinjtë e Bulkut arritën të fitonin me shifrat 3-1 ndaj Suedisë, humbën 1-0 me Kroacinë dhe barazuan 0-0 me Uellsin.

Kombëtarja mori vendin e tretë dhe tani pritet të shkojë në fazën finale të Europianit si vendi i tretë më i mirë. Përveç dy vendeve të para në secilin grup, më tej do të avanconin edhe 4 vendet e treta më të mira nga 13 grupe. Këtu vlen për t’u theksuar rregulli se llogariten pikët dhe golat e shënuara vetëm me dy vendet e para, jo me të fundit. Pra Shqipëria numëron vetëm 1 pikë dhe ka golavarazhin 0:1, nuk i llogaritet fitorja 3-1 sepse Suedia doli e fundit.

Megjithëse në pamje të parë duket keq, në fakt kjo statistikë rezulton fantastike. Sot është mbyllur historia e 9 grupeve nga 13 të mundshme dhe deri tani Shqipëria U-17 renditet në vendin e dytë si vendi i tretë më i mirë, e kaluar vetëm nga Sllovakia me tre pikë. Mbeten ende për t’u zhvilluar edhe katër grupe të tjera, ku kuqezinjtë kërkojnë që të paktën dy prej tyre të renditen më poshtë për të kaluar më tej. Përshembull, në grupin 7 që pritet të zhvillohet kemi vetëm tre ekipe, ku Gjibraltari do të ndeshet me Qipron dhe Serbinë.

Teorikisht, vendi i tretë i këtij grupi, Gjibraltari, nuk mund të shkojë më lart se Shqipëria. Një histori e pamundur në dukej shihet edhe për Lituaninë që të kalojë më sipër në renditje se kuqezinjtë apo edhe Estonia duke parë ndeshjet që do të kenë, por për efekt kohe, duhet të presim ende, gjithsesi, djemtë duhet të bëhen gati për arritjen e madhe. /Sport Ekspres/

1 Sllovakia 3 pikë

2 Shqipëri 1 pikë 0:1

3 Lituania 1 pikë 2:4 (ende në garë)

4 Irlanda e Veriut 1 pikë 1:4 (e mbyllur)

5 Bjellorusi 1 pikë 2:6 (e mbyllur)

6 Në grupin Ishujt Faroe, Kazakistan, Portugali, Slloveni, nuk ka nisur asnjë ndeshje

7 Në grupin Qipro, Serbi, Gjibraltar nuk ka nisur asnjë ndeshje

8 Austria 0 pikë (e mbyllur)

9 Bullgaria 0 pikë (e mbyllur)

10 Estonia 0 pikë (ende në garë)

11 Greqi 0 pikë (e mbyllur)

12 Azerbajxhani 0 pikë (e mbyllur)

13 Luksemburg 0 pikë (e mbyllur)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online