I ofrojnë pasuri të çmendur! Ekipi nga Arabia Saudite i vendos kushtin e pazakontë Mauro Icardi-t: Hajde te ne, por duhet të ndahesh përfundimisht nga…Wanda Nara

Icardi ka edhe një vit kontratë me PSG-në, por duket qartë se nuk do të jetë në plan të parë të planeve të klubit francez as në sezonin e ardhshëm. Sezonin e kaluar argjentinasi luajti te Galatasaray në formë huazimi, që ishte një zgjedhje e shkëlqyer sepse shkëlqeu në Turqi.

Megjithatë, pas përfundimit të huazimit, Icardi është sërish lojtar i PSG-së, por mesa duket jo edhe për shumë kohë. Icardi ka në tavolinë një ofertë nga Milani, si dhe një klub nga Arabia Saudite që i ofron një pasuri të vërtetë për një kontratë dyvjeçare.

Është Al Shabab që është gati të blejë Icardin nga PSG dhe dyshohet se po i ofrojnë sulmuesit argjentinas deri në 80 milionë euro për një kontratë dyvjeçare, një shifër marramëndëse. Gjithashtu, Al Shabab do t’i paguante 20 milionë euro dëmshpërblim PSG-së dhe shitja e Icardit do të ishte një problem më pak për drejtuesit e klubit francez.

Megjithatë, mediat argjentinase theksojnë se oferta që Icardi ka marrë nga Al Shabaab nuk është edhe aq e thjeshtë sepse sauditët i kanë vënë një kusht të vetëm lidhur me jetën e tij private. Dyshohet se Al Shabab nuk dëshiron që Icardi ta sjellë Ëanda Narën, me të cilën u pajtua sërish, në Arabinë Jugore, sepse besojnë se ajo nuk do të përshtatej në jetën dhe ligjet që vlejnë për gratë në atë vend.

Icardi dhe Ëanda bëjnë skandale thuajse në çdo muaj dhe sauditët nuk duan që kjo të ndodhë në vendin e tyre. Ata nuk kanë asgjë kundër që Icardi dhe Ëanda të qëndrojnë në një lidhje, por nuk duan që ata të jetojnë bashkë dhe që ajo të vizitojë argjentinasin në vendin e tyre. Është e qartë se nëse Icardi pranon ofertën e Al Shabab-it, ndoshta do të ishte fundi i marrëdhënies së tij me Ëandën përgjithmonë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online