I njëjti kuriozitet për Skënderbeun, Dita: Çfarë prisni! Të lëmë ndeshjet dhe ta bëjmë baltë?

Pavarësisht dënimit të marrë në Europë, Skënderbeu po vazhdon të marrë rezultate pozitive në kampionat. Këtë herë duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Tiranës, në një ndeshje delikate në Superiore.

Kur arrihet triumfi ka gjithmonë të njëjtin kuriozitet për lojtarët e Skënderbeut: “Çfarë ju motivon?”. Pikërisht për këtë pyetje, ka reaguar edhe futbollisti Bruno Dita për “Supersport”. “Gjithmonë na pyesin kështu për dënimin në Europë. Çfarë prisni? Që të lëmë ndeshjen dhe ta bëjmë baltë? Edhe këtu bukës-bukë i themi. Ne luajmë për të krenuar familjet tona, të njohurit tanë”, ka thënë Dita. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online