Deklarata e Ahmataj pritet si “bombë”, befasohen lojtarët dhe Halili me luhatje të emocioneve

Ahmataj ka reaguar ashpër dhe është shprehur se ka ofruar dorëheqjen pas përfundimit të takimit me Skënderbeun, atje ku u humb me rezultatin 2-1. Shumë luhatje ka pasur në fjalët e tij, teksa fillimisht shprehej për klane brenda skuadrës, për lojtarët që silleshin çuditshëm në fushë, por nga ana tjetër i ka marrë në mbrojtje duke u shprehur se kanë luajtur shumë mirë.

Më i qartë nuk ishte as presidenti Refik Halili, ndërsa sipas asaj që raporton “Supersport” ka pasur shumë luhatje dhe ishte emocional, duke refuzuar që të intervistohet. Gjithashtu edhe lojtarëve u ka ardhur si “bombë” kjo deklaratë e trajnerit të tyre, duke thënë se janë të habitur. /Sport Ekspres/

Deklarata e Ahmatajt

“Është për të ardhur keq që pësojmë dy gola të tillë, me këto trazicione. Gjithçka këtu vjen nga presioni. Këtu sa vjen trajneri mendojnë që ta heqin direkt. Këtu nuk e ka fajin trajneri. E kam paraqitur dorëheqjen te drejtuesit. Nëse jam unë e keqja, atëherë po iki. Kjo nuk është deklaratë gjaknxehtësie. Skënderbeu shkoi 3 herë te porta dhe bëri 2 gola. Kështu nuk vazhdohet, kështu të pritet hovi.

Ndeshja ishte përgatitur në mënyrën mirë. Kemi tentuar 16-17 goditje standarte, më thoni si ka mundësi që nuk rezultoi një e saktë. Nuk ka faj Muçi, ta lëmë të eci përpara. Nuk qendron problemi tek Muçi.  Unë mbaj përgjësitë e lojës. Nuk mbahet vendi i punës me zor, nuk vazhdohet kështu. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, problem është jashtë fushës. Te Tirana sapo vendoset një trajner gjëja e parë që mendohet se si ta heqim. Hyra në dhomat e zhveshjes dhe u dhash dorën lojtarëve u thash bravo ju qoftë, jam unë përgjegjësi. Ose do e bëjmë punën siç duhet ose nuk do bëhet fare, me zor nuk fuksionon. Duhet të ndryshojnë ujrat për çdo gjë që të nis të funksionojnë punët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online