I nevojiten më shumë se kurrë ndaj Craiova-s, Vllaznia me njoftim për shitjen e biletave dhe ftesë për tifozët: Eja edhe ti!

Ditët po afrojnë dhe Vllaznia po bëhet gati për debutimin europian për këtë sezon. Skuadra shkodrane do të luajë kundër Universitatea Craiova-s më 21 korrik ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Klubi kuqeblu kërkon të shfrytëzojë lojtarin e 12 për këtë sfidë të rëndësishme. Vllaznia fton sot tifozët të jenë të pranishëm në “Loro Boriçi”, teksa njofton se nga nesër nis edhe shitja e biletave në sportelet pranë stadiumit. Oraret për shitjen e biletave janë 10:00-14:00 paradite dhe 16:00-20:00 pasdite.

“Duke filluar nga nesër (e shtunë), në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” nis shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Universitatea Craiova e vlefshme për “UEFA Europa Conference League”, ndeshje kjo që do të luhet të enjten, datë 21 korrik 2022, në ora 21.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndërkohë, bëjmë me dije se biletat mund të vazhdoni t’i blini edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm: https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do Eja edhe Ti! Forca Vllaznia”, shkruhet në njoftimin e klubit Vllaznia në faqen zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online