Zyrtare/ Një vit më parë luf.toi me jetën, Eriksen kthehet shpejt në nivelet më të larta dhe bën “Old Trafford”-in shtëpinë e re

Tashmë është zyrtare. Christian Eriksen është lojtari më i ri i Manchester United-it, teksa ka firmosur një marrëveshje 3-vjeçare me “djajtë e kuq”. Mesfushori rikthehet shpejt në nivelet më të larta të futbollit, duke harruar lehtësisht atë makth të keq që përjetoi një vit më parë, atëherë kur në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian iu desh të luf.tonte me jetën pas një arresti kardiak të pësuar në fushë.

Por koha kalon shpejt dhe nga kujdesi spitalor shkon në “teatrin e ëndrrave”. “Old Trafford”-i bëhet shtëpia e tij e re, duke pasur pasur mundësinë të luajë kështu me një klub të madh si Manchester Unitedi. Eriksen ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar i “djajve të kuq”.

“Manchester United është një klub i veçantë dhe mezi pres të filloj. Unë kam pasur privilegjin të luaj në Old Trafford shumë herë, por ta bëj këtë me fanellën e kuqe të United do të jetë një ndjenjë e mahnitshme”, ka deklaruar Christian Erikseni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online