“Petrocubi është i kalueshëm”, te Laçi ndjejnë se ka ardhur koha për titullin kampion: Ky vit është sfidë për më lart

Laçi vërtetoi në turin e parë të Ligës së Konferencës përse është klubi shqiotar që renditet më lart në UEFA. Në të kundërt nga Tirana e Partizani, kurbinasit e kaluan me sukses pengesën e tyre të parë në Europë. Pas kualifikimit ndaj Iskras, bardhezinjtë do të pëballen me Petrocubin në turin e dytë. Një kundërshtar ky, që sipas Naim Halilit, është i kalueshëm për Laçin. Në një intervistë me “Supersport”-in, drejtori sportiv i kurbinasve ka treguar edhe objektivin për sezonin e ardhshëm, ku ndjejnë se ka ardhur koha që të marrin në duart e tyre trofeun e titullit kampion në “Abissnet Superiore”.

“Ne ndihemi shumë të lumtur, përfaqësojmë kampionatin shqiptar dhe ekipin tonë. Dje ekipi përqendroi forcat për të fituar. Fituam duke mposhtur edhe me lojë kundërshtarin. Humbëm edhe disa raste për shënim, por kjo ndodh në futboll.

Petrocub? Gjithmonë kemi ambicie për të shkuar sa më lart. Besoj se Laçi i ka gjithë mundësitë për të vazhduar më tej, ky kundërshtar është i kalueshëm, por duhet të jemi më shumë të përqendruar.

Titulli? Besoj se ky vit do të jetë sfidë, do të jetë sfidë për më lart. Nuk duhet të gabojmë, të jemi sa më konciz”, ka deklaruar Naim Halili./Sporr Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online