I kuq prej dhjetorit, Lukas zyrtarizohet sot

Partizani ka qëndruar i heshtur për javë të tëra, edhe pse janë afruar shumë lojtarë e disa kanë zbuluar vetë që kanë firmosur. Ditët e fundit “makineria” është vënë në lëvizje dhe klubi i kuq ka zyrtarizuar nëpërmjet faqes së vet zyrtare gjithë afrimet, edhe pse nuk ka prezantuar askënd para mediave, me intervistat e rastit.

Sot u zyrtarizuan dy lojtarë: i pari, mesfushori me tipare mbrojtëse Milan Çulum, i cili vetëm pak ditë më parë shkëputi marrëdhëniet me Sllobodën e Tuzlës në Bosnje dhe është paraqitur në Tiranë për të firmosur direkt.

I dyti është një njohje e vjetër, sepse bëhet fjalë për sulmuesin Lukas Ferreira Kardoso. Në fakt, Lukas kishte deklaruar që në fillim të dhjetorit se kishte mbyllur gjithçka me Partizanin dhe në fillim të muajit janar Starova kërkoi ta kishte menjëherë në dispozicion, duke qenë se kishte firmosur, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online