Edhe Kaja shkon në Kosovë, firmos me Lirinë

Një tjetër lojtar i njohur në futbollin shqiptar shkon në Kosovë. Bëhet fjalë për Ervis Kajën, mbrojtësin 30-vjeçar i cili ka luajtur për një numër të madh klubesh në Shqipëri, mes Superiores e Kategorisë së Parë, si dhe ka fituar Kupën e Shqipërisë një dekadë më parë.

Tani Kaja shkon te Liria e Prizrenit, duke pranuar ofertën e klubit nga Prizreni. Natyrisht, prania e Bledi Shkëmbit dhe disa lojtarëve nga Shqipëria kanë ndikuar jo pak, pasi Kaja ka firmosur menjëherë, në një kohë që ofertën e kishte marrë ditët e fundit.

Në fazën e parë Kaja luante për Besën, ndërsa vjet luajti për Korabin në Superiore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online