“I kam vendosur zgjedhjet e mia”! Trajneri Reja zbulon gjysmën e formacionit ndaj Uellsit që në konferencën për shtyp

Trajneri Reja ka dalë në konferencën për shtyp përpara takimit miqësor që do të zhvillojë Shqipëria ndaj Uellsit. Kjo përballje do të luhet në ditën e nesërme në 18:00, teksa trajneri i kuqezinjëve ka zbuluar thuajse gjysmën e formacionit. Ajo që duhet të nënvizohet është fakti se Amir Abrashi do të jetë me shiritin e kapitenit dhe nga minuta e parë do të provohet Cekici.

“Skuadra është e lodhur, por ne kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe të pushojmë pak për të marrë forcat. Nuk është e lehtë të luash kundër Uellsit. Pika e tyre më e fortë është mesfusha dhe sulmi. Kanë lojtarë në nivelit të lartë, bëjnë futboll shumë të mirë. Janë të shpejtë. Pika e tyre më e dobët është në mbrojtje. Duhet të luajmë me kundërsulmin dhe t’i zëmë në befasi.

E kam vendosur sesi do të luajmë ndaj Uellsit, kam pak dyshime vetëm për pjesën e sulmit. Abrashi do të jetë në fushë si kapiten dhe mund t’i bashkohen Bare dhe Çekiçi. Është momenti që të provojmë Çekiçin që ka luajtur mirë në Turqi. Sa i përket mbrojtjes dihet që Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti do të jenë treshja e mbrojtjes. Në krahë kam disa mundësi dhe do t’i shqyrtoj edhe njëherë. Do të luajnë të gjithë në këto dy ndeshje”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *