“Ishim mbi Vllazninë në çdo aspekt”, Daja paralajmëron: Nuk më ka ikur mentaliteti i fituesit, derbi më rrit dozën për fitore

Kryesfida e javës së tretë të Abissnet Superiores mes Partizanit dhe Vllaznisë u mbyll në paqe. Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Vllaznia shënoi që në minutën e 4-t të takimit, por pak para fundit të kohës së rregullt, Rrapaj i heq nga dora 3 pikët kuqebluve. Pas përfundimit të sfidës, trajneri Ilir Daja ka dhënë intervistën e tij për “Supersport”, ku shprehet se ishin më lart se kundërshtari në të gjitha aspektet.

“Kemi qenë mbi Vllazninë në të gjitha aspektet, më pëlqen se kemi vrapuar shumë. Duhet të rregullojmë disa gjëra të tjera në manovër. Fakti që kur kemi forca të shumta afër topit, e dorëzojmë edhe pasimin më të thjeshtë, na kushton energji. Mundesh ta dorëzosh topin, por jo në gjendje kur je pa presion. Ajo që më pëlqen është se lojtarët kanë mentalitet fituesi dhe lojtarët e kanë treguar pavarësisht rezultatit.

Kaçe ka akoma për të dhënë, ka potencial. Me ërmirësimin e gjendjes fizike do ta ndihmojë ekipin. Po rritet nga ndeshja në ndeshje, që nga ajo me Teutën. Ishte prezent në lojë dukë ndërtuar dhe duke e ndryshuar lojën. U munduam të vendosim Kaçen dhe Malen që të ndryshojnë krahun e lojës. Na bën entuziast fakti që ekipi ka një kondicion të mirë dhe po përmirësohet. Kemi një grup lojtarësh të ri, që një pjesë janë nën 21 vjeç, do të evidentoja Rrapajn.

Jam i kënaqur me repartin e sulmit, Junior na ndihmon jo vetëm në sulm. Edhe Cara po rritet nga ndeshja në ndeshje, ka fituar dy penallti në dy javë. Vjet shënonte e jepte asiste, pres më shumë nga Cardoso. Filipovic nuk dihej nëse do të grumbullohej për një gjendje gripale. Nuk kemi akoma një mbrojtje të konsoliduar, pësojmë gol lehtë. Juniori na nevojitet për manovrën mbrojtëse.

Derbi me Dinamon? Nuk më ka ikur mentaliteti i fituesit. Përshëndes rikthimin e Dinamos, pasi ka shumë tituj dhe i bën mirë kampionatit. Në derbi kam një dozë më tepër për të fituar ndeshjen, por në fund fare të gjitha janë të barasvlefshme me tri pikë, dhe i përjetoj maksimumin”, ka deklaruar Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online