I harruar prej kohësh, rishfaqet Haçim Mastur!

E kujtoni Haçim Mastur? Me siguri të gjithë e mbani mend. Një ndër talentet më premtues të Botës, kalon te Milani. Në atë kohë, marokeni ishte vetëm 16 vjeç, por nga ai pritej shumë.

Me kohën, “16-vjeçari premtues”, nisi pak e nga pak të zhdukej. Huazime të shumta, deri te përvoja e fundit në Greqi, ku edhe aty nuk pati sukses dhe tashmë është lojtar i lirë pa ekip.

Gjithsesi, Mastur duket se është rishfaqur. Së fundmi, 20-vjeçari duket se ka nisur stërvitjen me ekipin e Parmës dhe sipas raportimeve nga mediat italiane, thuhet se mesfushori anësor do të ketë një provë tek ekipi emilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *