Një moment i vështirë jo vetëm për Armando Brojën, por edhe për Southamptonin. Tërësisht pa objektiva, kjo skuadër ka pësuar disa humbje në këto takime të fundit duke qenë shumë larg paraqitjeve të dikurshme.
Armando Broja do të aktivizohej në minutën e 65 në ditën e sotme, teksa Crystal Palace arriti të barazonte ndaj Southampton. Sulmuesi shqiptar nuk u shërbye në asnjë moment dhe ishte shumë larg portës, përtej disa dueleve ajrore të fituara. Në fund ishte Zaha që përmbysi gjithçka me goditjen nga distanca në 1-2. /Sport Ekspres/