Përmbysje e çmendur e Kastriotit ndaj Egnatias që përcakton gjithë fatet e Superiores, Elvis Plori merr fitoren e parë me Vllazninë

Elvis Plori ka marrë fitoren e parë me Vllazninë ndaj Skënderbeut. Goli i vetëm është shënuar nga Esin Hakaj në të 55 pasi u gjend para portierit. Korcarët shpërdoruan dy mundësi të arta në të parën me Mensah dhe Viktor. Ndërkohë Dumfur u ndëshkua me karton të kuq në të 62 për një ndërhyrje që nuk gjen vend në futboll. Kjo është fitorja e parë e Vllaznisë në drejtimin e Plorit.

Ndërkohë shumë emocione u dhuruan te Kastrioti-Egnatia. Një përballje që nisi me përplasje që kur ekipet mbërritën në stadium. Selmani dhe Pedro kishin shumë për të sqaruar pa filluar ndeshja, teksa u përfshin edhe stafet e ekipeve. Sa i përket fushës së blertë, Pedro shënoi i pari në të 60. Hasani do të barazonte në të 70, ndërsa Egnatia humbi shansin e avantazhit.

Gëzim Krasniqi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 80, me ekzekutimin që u prit nga portieri Sali. Vetëm gjashtë minuta më vonë ishte Greca që përmbylli fitoren e Kastriotit. Kjo fitore ka përcaktuar jo pak fatet e kampionatit. Dinamo dhe Skënderbeu janë ekipet që do të bien direkt në Kategorinë e Parë, megjithëse ende jo zyrtarisht, ndërsa Egnatias i thellohen diferencat ndaj Teutës në 5 pikë duke mbajtur vendin e Play Out. /Sport Ekspres/

Vllaznia-Skënderbeu 1-0 Hakaj 55′

62′ Dumfur merr karton të kuq pas ndërhyrjes me takat lartë ndaj kundërshtarit.

55′ Goooool! Skënderbeu gabon në prapavijë dhe fut ujë në qendër. Hakaj shërbehet bukur brenda zonës dhe gjendet përballë Rexhepit, duke shënuar golin e parë në këtë sezon.

45′ Mbyllet e para në barazim pa gola. Victor dhe Mensah shpërdoruan dy raste të pastra goli te Skënderbeu. Latifi ka kërkuar një penallti në fund për kontaktin me Rexhepin, arbitri e ndëshkon më te verdhë për stimulim. Protesta të mëdha nga shkodranët dhe Gurishta ishte i bindur se do të akordohej 11-metërsh, por arbitri vijon lojën.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Heric, Hoxhaj, Mustedanagic, Latifi, Aralica.

Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Shehi, Sadriu, Zguro, Mara, Moraes, Randy, Vangjeli, Mensah, Victor.

Kastrioti-Egnatia 2-1 Hasani 70’/ Pedro 60′

80′ Egnatia shpërdoron penalltinë me Gëzim Krasniqin, e pret Sali.

70′ Gooooool! Neziri e asiston dhe Hasani që gjendet i vetëm para portierit nuk gabon për të shënuar.

60′ Goooool! Pedro Augusto dërgon topin në rrjetë pasi u shërbye bukur nga Jackson, që fitoi duelin me Selmanin në krahë.

Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Karakacci, Onanuga, Zogaj, Hasani, Greca, Kaina.

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuca, Agbekpornu, Duranski, Delarge, Imeri, Jackson, Pedro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online