Një ndeshje “normale” në Turqi! Dy minuta për të përmbysur gjithçka, ish-lojtari i Interit lë Sokol Cikalleshin dhe Endri Cekicin pa Champions League

Koniaspori ka hedhur në erë gjithçka që kishte ndërtuar në këtë sezon. Ky ekip ka mbajtur për një kohë të gjatë vendin e dytë dhe duhet t’ia lëshojë Fenerbaces kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi.

Në ditën e sotme, Koniaspor është përballur me Karagmuruk. Zymer Bytyqi shënoi golin e parë dhe u kujtua se ndeshja do të mbyllej në favor të vendasve. Por në minutën e 81, Onur barazoi me asistin e Yann Karamoh. Ky i fundit që më parë ka qenë pjesë e Interit, do të përmbyste gjithçka me golin e tij në të 83.

Kështu Karagmuruk e ka fituar këtë ndeshje 1-2. Tanimë Koniaspor gjendet në vendin e tretë në kampionat dhe katër pikë më pak se Fenerbace e vendit të dytë. Në Turqi janë dy vendet e para që kalojnë në kualifikueset e Champions League, ndërsa dy vendet e mëposhtme shkojnë në Conference League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online